Vitin e kaluar është ulur vdekshmëria me më shumë se 10 për qind

    Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i vdekjeve në RMV gjatë vitin 2023 ka qenë 20.187 dhe është ulur me 10,1% krahasuar me një vit më parë.

    Nummri më i madh i të vdekurve janë meshkuj, përkatësisht 10.640 ose 52.7% e numrit të përgjithshëm të të vdekurve.

    “Numri i foshnjave të vdekura është 30 dhe pjesa e tyre në numrin total të të vdekurve është 0.1% për 100 të vdekur. Sipas muajit të vdekjes, numri më i madh i rasteve është në muajin janar (1976)”.

    “Mosha mesatare e atyre që kanë vdekur nga gjinia mashkullore është 72.1 vjeç, ndërsa 76.5 vjeç tek ata që kanë vdekur nga gjinia femërore”.

    “Numri më i madh i të vdekurve kanë qenë nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, përkatësisht 43,8% e numrit të përgjithshëm të vdekjeve, pasuar nga rastet kur shkaku i vdekjes janë neoplazmat me 18,6 %, sëmundjet endokrine, ushqimore dhe metabolike me 7,2 %, sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes përfaqësohen me 4,7 % dhe të tjerë”, njoftojnë nga ESHS.

    Lajmi Paraprak

    Taravari: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e re, partnerët e koalicionit konfirmojnë disa emra të ministrave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë