Kërçova mezi arriti të sigurojë të gjitha mjetet dhe pajisjet në Covid qendrën e saj për t’u ballafaquar me pandeminë.
Këtu janë të instaluara bombolat e oksigjenit të cilat ndihmojnë pacientët me Covid-19 që kanë probleme me frymëmarrjen.
Po me sa duket për disa njerëz pak rëndësi ka funksioni i këtyre gypave. Vjedhës, duke mos menduar për shëndetin e pacientëve në qendrën Covid të Kërçovës, kanë hyrë këtu dhe i ka prerë gypat nga bakri për t’i shitur për një shumë të vogël parash.
Drejtori i spitalit të Kërçovës, Stanko Trpeski, thotë se kjo u ka bërë shumë dëme në të holla, e për fat të mirë punonjësi i spitalit e ka kapur në kohë, përpara se vjedhësi të shkatërronte të gjithë sistemin.
“Rreth orës 14 në kontroll të rregullt të punëtorit tonë në bombolat të cilat janë të instaluara me oksigjen në qendrën Kovid, në kontrollin e rregullat është kapur një njeri i cili ishte duke vjedhur gypat e bakrit. Është bërë dëm i madh rreth 1000 euro për punë të imët janë vjedhur gypat e bakrit të cilat i kishte marrë për shitje”, deklaroi Tërpeski.
Ka mundur të bëhet një katastrofë e madhe, por për fat është kapur në kohë dhe nuk ka arritur që të dëmtojë gypin kryesor, thotë drejtori i spitalit.
“Për shkak se në kontrollin e rregullt, punëtori ynë e kapi personin në vendin e ngjarjes, megjithatë mund të bëhej një katastrofë e madhe ku nuk do të funksiononte asgjë në lidhje me oksigjenin”, tha Tërpeski.
TV21 mëson se personi në fjalë është kapur nga policia dhe ndaj tij po merren masat e duhura, e i njëjti person, siç mëson TV21, ka kryer edhe vepra të tjera penale në Kërçovë. Nga Sektori për Punë të Brendshme-Ohër thonë se me informacione më të detajuara do të dalin javën që vjen.