Kamomili, arsyet përse duhet ta mbillni në shtëpi

    Kamomili është një lule e vyer, historia e së cilës buron nga Egjipti i lashtë. Atje janë zbuluar edhe përmendjet e para të kësaj luleje që besohej se ofronte shpëtim nga temperature e lartë.

    Përgjatë historisë së njerëzimit, kamomili është përdorur dhe vazhdon të përdoret kundër mbi 100 problemeve shëndetësore. Shumë njerëz preferojnë ta rrisin vetë kamomilin në shtëpi ose në kopësht. Arsyeja nuk ka të bëjë vetëm me bukurinë e luleve por edhe për faktin se kjo bimë ka aftësinë të qetësojë nervat.

    Si të mbillni kamomilin në kushtet e shtëpisë

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, dy llojet më të përdorura të kamomilit për mbjellje janë: ai Romak (Chamaemelum nobile) dhe ai Gjerman (Matricaria recutita).

    Kamomili Romak rritet për shumë vite por ka prodhimtari të ulët ndërsa ai Gjerman ka prodhimtari të lartë dhe konsiderohet një bimë vjetore. Nëse zgjidhni kamomilin Romak atëherë mund ta rrisni atë nëpërmjet farës, filizave apo rrënjëve.

    Farat duhen mbjellë 6-8 javë përpara ngricës së fundit të pritshme. Mbusheni vazon me dhe’ të lehtë dhe futini farat 6 milimetra nën të. Vazoja duhet ujitur rregullisht por nuk duhet tepruar.

    Temperatura e dheut duhet të jetë e ngrohtë. Filizat pritet të dalin pas 14-21 ditësh. 4 javë më vonë në vazo duhet të hidhni tretësira fertilizuese ushqyese për t’u dhënë filizave më shumë fuqi. Mbrojini vazot nga nxehtësia dhe era por nxirrini rregullisht në ballkon.

    Kur filizat të jenë të fortë, transferojini ato në vazo më të mëdha dhe mbajini në ajër të pastër dhe në vend të ndriçuar mirë nga dielli.

    Lajmi Paraprak

    Vjedhësi deshi t’i shesë si bakër gypat e oksigjenit në Spitalin e Kërçovës

    Lajmi i rradhës

    Gjashtë muaj aktivitete fizike për shëndetin e trurit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë