Vjedhja e drunjve po rritet në Zvicër

    Kërcënimi i krizës energjetike po i shtyn njerëzit në akte ekstreme: druri është aq i kërkuar, saqë vjedhja e këtij burimi potencial ngrohjeje po rritet në Zvicër.

    Prodhuesit e drurit raportojnë se po vidhen kuti me dru zjarri të stokuara në objektet e tyre.

    “Për momentin, një në katër kuti merret pa u paguar”, sipas prodhuesit të lëndës drusore, Samuel Bischofberger.

    Dhe Thomas Studer, drejtor i një operacioni pyjor në kantonin Solothurn, tha se “furnizimet e drurit po shkrihen si bora në diell”. /albinfo.ch./

    Lajmi Paraprak

    Yuri Kim komentoi sulmet kibernetike në Shqipëri

    Lajmi i rradhës

    Erdogan: Paqja në Ukrainë varet nga kthimi i territoreve të pushtuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë