VJESHTË E VËSHTIRË! Paralajmërime për largime të reja nga puna

    Periudha e paspandemisë nuk ka larguar brengat dhe hallet e punëdhënësve dhe punëtorëve në vend. Pasojat e rënda ekonomike që ka sjellë kriza e shkaktuar nga pandemia, po zbuten shumë ngadalë dhe po vështirësojnë edhe më tej jetesën e qytetarëve dhe mbijetesën e bizneseve. Ndër më të goditurit janë punëtorët në industrinë e tekstilit që në një pjesë të madhe, nuk do tu vazhdohen kontratat e punës si rrjedhojë e krizës së industrisë së modës dhe këpucëve dhe të ngjashme në Evropë, si dhe grumbullimit të prodhimeve të pashitura në magazina Mirëpo, edhe punëtorët nga veprimtaritë e tjera nuk do të kursehen nga rreziku i largimit nga puna. Një nga mundësitë që Qeveria edhe më tej të ndihmojë biznesin për të ruajtur vendet e punës mbetet edhe ulja e barrës së punëdhënësve lidhur me pagesën e kontributeve dhe tatimeve dhe vazhdimi i mbështetjes financiare për punëdhënësit.

    “Nuk janë të rrezikuara vetëm vendet e punës në industrinë e tekstilit, por me probleme do të ballafaqohet edhe industria e ushqimit, sektori turistik e kështu me radhë”, vlerëson Mile Boshkov nga Konfederata e Biznesit. Sipas tij, bizneset nevojiten ndër të tjerash për të ruajtur vendet e punës, të angazhohen më shumë për gjetur mënyrë që të shesin me sukses më të madh prodhimet e tyre në treg. Nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë, tonë se qeveria miratoi disa pako të masave ekonomike dhe ndihmë të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve dhe biznesit për të zbutur pasojat e pandemisë, megjithatë shtojnë se për një pjesë të komunitetit të biznesit këto masa nuk ishin të mjaftueshme.

    “E tërë gjendja përfundoi me goditje të madhe ndaj punëdhënësve , ku një pjesë e tyre u përshtatën dhe ristrukturuan bizneset e tyre, ndërsa për një pjesë të punëdhënësve kriza shënoi edhe mbylljen e më shumë vendeve të punës, apo edhe mbylljen e aktiviteteve ekonomike. Nëntë sektorë ku ishin angazhuar 62 për qind e të punësuarve në ekonomi ishin më të prekur nga kriza, ndërsa mbi 40 mijë vende pune gjenden në rrezik. Andaj edhe shteti duhet të ofrojë ndihmë për sektorët e prekur në periudhën e ardhshme “, thonë nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë. Nga ana tjetër, ndër sektorët më të prekur nga kriza është prodhimtaria e veshmbathjes dhe prodhimtarinë e lëkurës ku për një vit shënohet rënie e numrit të punëtorëve dhe e prodhimtarisë. Gjithashtu, për një vit nga muaji maj i vitit të kaluar ku janë shënuar efektet e para më të mëdha të krizës së shkaktuar nga pandemia deri në muajin maj të këtij viti , është rritur numri i të papunëve që kërkojnë punë në mënyrë aktive nga 121.187 në 143.390 të papunë. Apo me fjalë tjera, për një vit është rritur për 22.203 numri i të papunëve që kërkojnë punë në mënyrë aktive.

    Ndryshe, analizat e ekzekutivit tregojnë se në kuadër të katër pakot për të ndihmuar biznesin dhe qytetarët që më të lehtë të kapërcejnë krizën e shkaktuar nga pandemia, , janë miratuar rreth 70 masa të ndryshme. Totali i masave që u janë vënë në dispozicion qytetarëve dhe ekonomisë në të holla është 860 milionë euro ose 82 për qind e planit të përgjithshëm për shumën e masave. Sipas pakove, ajo e para e masave anti-krizë është zbatuar me 90.1 për qind, paketa e dytë e masave është zbatuar 100 për qind, paketa e tretë 75.4 për qind dhe paketa e katërt 72.7 për qind. Pakoja e pestë e masave ishte e vlefshme 160 milionë euro për qytetarët dhe biznesin, ndërsa pakoja e gjashtë ishte e vlefshme afër 18 milionë euro e dedikuar për 10 mijë biznese dhe 60 mijë të punësuar. Nga ekzekutivi kanë paralajmëruar se do të ketë edhe pako të tjera të ndihmës ekonomike./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Shtatë muaj dhe autobusët askund!

    Lajmi i rradhës

    Reagimi i Qeverisë pas raportit të DASH: Ne jemi fuqimisht kundër korrupsionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë