Vjetërohet një tjetër lëndë gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Gruevski

    Rasti “Talir 1”, që lidhet me financimin e paligjshëm të VMRO DPMNE-së, ka zvarritur procedurat nëpër labirintet gjyqësore për gjashtë vjet dhe javën e ardhshme do të nisë sërish për herë të gjashtë, përcjell Nistori.

    Prokurorja Lençe Ristoska ka ngritur padi kundër partisë politike VMRO DPMNE. Ajo thotë se po përdor të gjithë mekanizmat institucionalë që ka në dispozicion dhe se është e papranueshme që cilido i akuzuar të ushtrojë presion mbi një prokuror publik.

    “Do t’i marr të gjithë mekanizmat institucionalë në dispozicionin tim, sepse është e papranueshme që cilido i akuzuar të ushtrojë presion mbi një prokuror publik, aq më pak nga një pozitë pushteti. Kam ngritur edhe një padi kundër partisë politike VMRO DPMNE. Kam ngritur edhe një padi kundër kryeministrit, si një njoftim i shpallur publikisht për Këshillin e Prokurorëve Publikë, si institucion përgjegjës për mbrojtjen e pavarësisë së prokurorëve publikë”, tha Ristoska.

    Më herët, ajo kishte kërkuar një falje publike nga kryeministri Hristijan Mickoski për fyerjet dhe skualifikimet ndaj saj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në ShBA

    Lajmi i rradhës

    Projektet mbesin në buxhet, jo në lumenj

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë