Vjetërsohet lënda për rastin “Tanku”, Gruevski i shpëton burgut për blerjen e Mercedesit luksoz

    Është vjetërsuar lënda për rastin “Tanku”, me çka ish-kryeministri Nikolla Gruevski tërësisht i është shmangur dënimit me burg prej 2 vjetëve, e që ka të bëjë me furnizimin me Mercedesin luksoz.

    Më 4 tetor të vitit 2018, Gruevski mori aktvendim për vuajtje të dënimit, por për shkak se kanë kaluar 6 vjet, prej 4 tetorit të vitit 2024, dënimi më nuk do të vlejë.

    Edhe pse gjatë qëndrimit në Maqedoni, Gruevski pretendonte se ishte viktimë e persekutimit politik, dënimi për blerjen e veturës luksoze nuk është më aktiv. Nëse nesër kthehet në Maqedoninë e Veriut, nuk do të burgoset për këtë rast.

    Lajmi Paraprak

    A do të qeveriset Austria nga ekstremi i djathtë?

    Lajmi i rradhës

    PThP me akuzë të re për ndërtim pa leje kundër biznesmenit Nefi Useini nga Ohri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë