Tre profesionet më të kërkuara në Kroaci

    Sipas agjencisë kroate të statistikave, në dhjetë muajt e fundit të këtij viti, kërkesa më e madhe për punëtorë ishte nga fusha e industrisë përpunuese, në arsim dhe në aktivitetet e kujdesit shëndetësor dhe të mirëqenies sociale.

    Nevojat në këta katër sektorë përbëjnë 41 për qind të total të nevojave për punëtorë në Kroaci.

    Në një perspektivë 20-vjeçare, Kroacisë do t’i mungojnë rreth 400 mijë punëtorë, tha guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate, Boris Vujçiq, në prezantimin e tij në konsultimin e javës së kaluar të Shoqatës Kroate të Ekonomistëve në Opati.

    Duke marrë parasysh tendencat demografike dhe migratore, është e sigurt se pjesa më e madhe e tyre duhet të jetë fuqi punëtore e importuar, punëtorë të huaj, ndoshta nga vendet e Azisë, Afrikës apo vendeve më të varfra të rajonit.

    I tillë është vlerësimi dhe si është situata aktuale me punëtorët në Kroaci, cilat janë profesionet më të kërkuara dhe në cilët sektorë është kërkesa më e madhe, përgjigjen Shërbimi Kroat i Punësimit (HZZ) e jep.

    Profesionet më të kërkuara në dhjetë muajt e fundit të këtij viti ishin shitës, pastrues dhe kamarier. Këto tre profesione përbëjnë 17 për qind të numrit të përgjithshëm të punëtorëve të kërkuar.

    Të dhënat kroate flasin se këtë vit më së shumti punonjës janë kërkuar në industrinë e përpunimit, në arsim dhe në aktivitetet e kujdesit shëndetësor dhe të mirëqenies sociale.

    Kërkesa më e madhe për punëtorë pritet të shënojnë vendet me më së shumti banorë – rajoni i qytetit të Zagrebit e Splitit.

    “Gjatë sezonit të verës mungojnë punonjës që kanë të bëjnë me turizmin sikurse janë kuzhinierët, kamarierët, banakierët, pastrues, shitës, pastiqer, kasap e furrtar”, u tha nga agjencia kroate e statistikave.

    Në shumë qarqe, ka mungesë të theksuar të profesioneve të ndërtimit si muratorë, marangozë, bojaxhinj, tapiceri, qeramikë, saldator, mjeshtër çatish, izolatorë, teneqexhi, fasadorë, elektricist, hidraulik dhe instalues ​​të pajisjeve të ajrit të kondicionuar, montues, operatorë makinerish ndërtimi e drejtues mjetesh motorike.

    Lajmi Paraprak

    Karbohidratet që nuk duhet t’i konsumoni kurrë nëse dëshironi të humbni peshë

    Lajmi i rradhës

    Largimi i shqiptarëve | Analiza e RCC: Prirja më e lartë në rajon për emigrim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë