VLEN e tërheq padinë për rivotim në Banjicë të Poshtme

    Kutia e votimit. Një qytetar i RMV duke votuar / Fotografia: Nistori

    Në fillim të seancës publike në Gjykatën Administrative, koalicioni “VLEN” e tërhoqi padinë pas vendimit të KSHZ-së për refuzimin e ankesës së tyre për vendvotimin 0511, në Banjicë të Poshtme të Komunës së Gostivarit për Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2024.

    Gjykata Administrative vendosi ndërprerjen e procedurës, pasi VLEN e tërhoqi padinë.

    Përfaqësuesi i “VLEN”, Betim Ameti, bëri me dije në fillim të seancës publike se po e tërhiqte padinë në tërësi.

    Sipas pretendimeve të VLEN, vëzhguesit e tyre VV 0511 në Komunën e Gostivarit i mungon procesverbali origjinal nga ky vendvotim dhe se në kuti ka pasur tre nënshkrime më pak se fletët e votimit, pas së cilës KSHZ në mënyrë jo të plotë dhe të gabuar e ka konstatuar gjendjen faktike dhe kundërshtimin në seancë publike e ka refuzuar.

    Në përgjigje të padisë, KSHZ thotë se në seancë publike ka konstatuar gjendjen faktike në detaje dhe se numri i votuesve të identifikuar është identik me numrin e votave.

    Në KSHZ janë dorëzuar 27 kundërshtime për votimin në zgjedhjet parlamentare, nga të cilat shtatë janë pranuar, gjashtë për vendvotime në njësinë e pestë zgjedhore dhe një në njësinë e gjashtë zgjedhore.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë mund të ndodh nëse rivotohet, katër deputetë në garë për t’u futur në Kuvend

    Lajmi i rradhës

    Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor: mbesim të përkushtuar ndaj proceseve për anëtarësim në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë