VLEN: konstruktiviteti i mbrëmshëm e zbuti retorikën radikale të BDI-së

    VLEN përmes një komunikate thekson se “është mirë që një pjesë e BDI-së për çështjen e riorganizimit të ministrive tregoi se mund të jetë opozitë konstruktive.

    “Pas bojkotit të votimit për Afrim Gashin bashkë me partinë “E Majta”, ky është një hap i vogël drejt pranimit të realitetit. Ligji për përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore është pjesë e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, e cila do të përmbajë mekanizma që do të zëvendësojnë balancuesin brenda afatit të arsyeshëm”, thonë nga VLEN.

    Ata shtojnë se themelimi i komisionit parlamentar ad hok të kryesuar nga deputeti i opozitës është një hap i mirë në forcimin e kontrollit të pushtetit legjislativ mbi pushtetin ekzekutiv.

    “VLEN-i shpreh kënaqësinë që thirrjet tona drejtuar disa deputetëve të BDI-së dhanë rezultate. Asnjë karrierë personale nuk është më e rëndësishme se e ardhmja e sigurt e shqiptarëve në BE. Organizimi i ri i Qeverisë do të mundësojë shkallë më të madhe të efikasitetit në realizimin e qëllimeve të përbashkëta programore, që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thekson VLEN.

    Lajmi Paraprak

    Si arriti ta sundojë botën, njeriu modern?

    Lajmi i rradhës

    “Nga mali në det, çdo moment si një ëndërr”, pamje të mrekullueshme nga Saranda

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë