Gazetari i cili u sulmua me sëpatë: Kërcënuesi na tha se BDI na ka urdhëruar të propagandojmë kundër ASh-së (Video)

    Gazetari Nevrij Ademi sot ka reaguar para medias në lidhje me sulmin që iu bë atij dhe kameramanit Zbulim Maksuti dje në fshatin Gjurgjevishtë të Gostivarit nga personi B. E. përderisa kanë qenë duke raportuar për kushtet e shkollës fillore në fshat, njofton Nistori.

    Nevrij Ademi tha se ka shkuar për të marrë ca incizime në shkollën Gjurgjevisht të komunës Vrapçisht, pasi në atë shkollë janë bërë disa investime. Gjatë incizimit, para shkollës është ndalur një veturë dhe papritmas personi B. E. ka dalë nga vetura dhe e ka kërcënuar verbalisht gazetarin Ademi dhe operatorin e TV Pollogut, Zbulim Maksuti dhe më pas ia ka marrë sëpatën punëtorit teknik të shkollës dhe i ka ndjekur deri në fshatin Negotinë.

    Ademi thotë se kërcënuesi ka pasur motive politike, sepse fjalët e para të tij kanë qenë se është urdhëruar nga BDI që të bëjnë propagandë kundër Aleancës për Shqiptarët

    “Fjalët e para të tij ishin politike. Neve na ka dërguar një parti politike dhe ne jemi prej një partie politike. Përmendi BDI-në, se neve na ka dërguar BDI-ja. Më pas përmendi se ne bëjmë propagandë kundër Aleancës për Shqiptarët, gjë për të cilën nuk është e vërtetë. Pikërisht, ne dje shkuam për të treguar se çfarë investimesh ka bërë komuna (në atë shkollë) që udhëhiqet pikërisht nga Aleanca për Shqiptarët. Domethënë, nuk kishte asnjë prapavijë politike”, deklaroi Ademi.

    Ai tha se rastin e ka paraqitur deri tek organget përgjegjëse dhe i bëri thirrje Prokurorisë që mos ta zvarrit procesin dhe ta qartësojë sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse raste të këtilla në të ardhmen mund të sjellin edhe pasoja. Ademi kërkoi nga deputetët që të sjellin sa më shpejtë të jetë e mundur ligjin për mbrojtjen e gazetarëve.

    SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dke rreth orës 17:30, në fshatin Toplicë të Gostivarit, e ka arrestuar 59-vjeçarin B.E dhe sot është liruar derisa t’i parashtrohet masë e caktuar dënimi. 

    Ndryshe edhe ShGM dhe AShMAA kanë reaguar për sulmin ndaj gazetarit dhe operatorit dhe kërkojnë nga organet përgjegjëse sanksionim të sulmuesit.

    “Theksojmë se kërcënimi me jetë janë krime sipas Kodit Penal dhe Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike duhet urgjentisht të hetojnë dhe të ndjekin penalisht për të dënuar ata që shkelin ligjin dhe për të parandaluar krime të tilla të mundshme në të ardhmen”, thonë nga ShGM. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ikja nga realiteti i përditshëm dhe fokusi në rrjetet sociale

    Lajmi i rradhës

    MMPT: Praktika e punësimeve partiake – Kasami nuk do të ketë mbështetjen tonë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë