VMRO-DPMNE: Dukshëm angazhohet Grubi kur duhet të bëhet gjimnastikë dhe të bëhet harakiri politik

    Partia opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të parë nga radhët e BDI-së, Artan Grubi ku thotë se nëse hapet Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, atëherë hapen edhe çështje të tjera si heqja e 20% për përdorimin e gjuhës shqipe.

    Në reagimin që VMRO-DPMNE-ja e bëri nëpërmjet kumtesës dërguar për media, thuhet se “zëvendëskryeministri Artan Grubi duhet ta marrë seriozisht pozitën që paguhet nga qytetarët dhe të kuptojë se këtu nuk bëhet fjalë për tregti, as për oferët siç është mësuar me parimet në bazë të së cilave udhëhiqet koalicioni LSDM-BDI”.

    Thonë se propozimi i tyre për uljen e numrit të deputetëve, nuk është ofertë për tregti.

    Ndërkaq vlerësojnë se Artan Grubi është i angazhuar për të bërë harakiri politik.

    “Në vend që të përpiqet që të bëj tregti, Grubi duhet të mbledhë kurajo dhe le të thotë se refuzon të ulë numrin e deputetëve dhe se nuk është për të kursyer paratë e qytetarëve. Atë se është kundër një njësie zgjedhore, Grubi duhet t’ua thotë edhe partive si DOM, PLD dhe LD, të cilat së paku, në mënyrë deklarative bënë thirrje për një njësi zgjedhore. Gjithmonë kur duhet të bëhet gjimnastikë dhe të bëhet harakiri politik, dukshëm angazhohet Artan Grubi”, thuhet më tej në reagim./TV21/

    Lajmi Paraprak

    A do të filloj viti i ri shkollor me prani fizike?!

    Lajmi i rradhës

    Reagojnë nga kabineti i Pendarovskit: Asnjë veprim i presidentit nuk ka qenë në kundërshtim me marrëveshjen me Bullgarinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë