Partia opozitare VMRO-DPMNE sonte në ora 20 me tribunë në komunën e Gazi Babës fillon me promovimin e politikave, masave dhe vlerave në kuadër të fushatës “Maqedonia për të gjithë njerëzit”. Partia parlajmëron disa tribuna me praninë e profesorëve, ekspertëve dhe analistëve nga disa fusha të cilët do të flasin për konceptin e ri. Tema e parë do të jetë energjetika, derisa nga partia thonë se përqendrimi do të jetë në çmimin e energjisë elektrike, akcizën e karburantit, gazifikimin, çfarë duhet të bëhet me REK e të tjerë.
Në tubimin e partisë do të tregojë masat që do të merren nga qeveria qendrore, politikat që do të kontribuojnë në një përmirësim drastik në jetën e qytetarëve. Ky koncept i ri, pjesë e fushatës “Maqedonia për të gjithë njerëzit”, u paralajmrua nga lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski në ditëlindjen e partisë.
“Slogani ynë është “Maqedonia për të gjithë njerëzit”. Ne do ta arrijmë këtë strategji të re politike përmes politikave tona, të cilat do t’i shpjegojmë dhe kumtojmë. Politikat për të gjithë njerëzit. Ne do të flasim për bazat e zgjidhjeve tona që do të ofrojmë. Cilat janë parimet themelore përmes të cilave do të rimëkëmbet ekonominë. Ai ligj duhet të mbizotërojë në mënyrë që të kemi ekonomi, se kemi nevojë për mbështetje reale për inovacionin, biznesin e vogël dhe të mesëm. Të investojmë në know-how, për të bërë bashkëpunim efektiv dhe efikas me komunitetin e biznesit në interes të të gjithë qytetarëve normalisht, për të luftuar për çdo punë të vetme dhe për të krijuar dhjetëra mijëra vende të reja pune. Inteligjenca artificiale, robotika, transferimi i njohurive, këta janë patriotë të shekullit 21”, tha Mickoski në datëlindjen e partisë.
Nga partia opozitare theksojnë se sondazhet dhe analizat për kandidatët e mundshëm për kryetarë komune dhe këshilltarë janë në fazën e fundit dhe se disa prej tyre pritet të publikohen së shpejti./Kohamk/