VMRO-DPMNE-ja i uron Arsovskës koalicionin e ri me BDI-në

    Pas emërimit të dy drejtorëve të rinj në ndërmarrjet publike të Shkupit, kuadër të BDI-së së Çairit dhe Sarajit, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në qytetin e Shkupit ia kanë uruar koalicionimin Arsovskës me BDI-në.

    Andonvska tha se ky koalicion është i padrejtë dhe në kundërshtim me premtimet e bëra në fushatën parazgjedhore. Andonovska e ka ftuar Arsovskën të jap dorëheqje dhe të dalë në zgjedhje tjera në koalicion me BDI-në.

    “Dua ta uroj koalicionin e ri mes kryetares dhe BDI-së, jam e sigurt se nëse kjo ndodhte para zgjedhjeve, qytetarët nuk do të jepnin mbështetje, nëse ju mendoni se kjo është e drejtë, urdhëroni këtu jepni dorëheqje dhe dilni në zgjedhje me këto partnerë koalicioni. Ne e mbështetëm programin për Shkup modern, sot në këtë seancë me 16 pikë nuk ka asnjë pikë prej këtij programi të cilin e mbështetën qytetarët, VMRO-DPMNE dhe koalicioni. Për fat të keq”, deklaroi Marija Andonovska, VMRO-DPMNE. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pritje të gjata të pacientëve në Klinikën e Kardiologjisë

    Lajmi i rradhës

    ISHP me analiza: Uji në Tetovë është i sigurt për pije

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë