VMRO-DPMNE-ja miratoi listat për deputetë

    VMRO-DPMNE-ja sonte në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv miratoi listat e deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Anëtari i këtij komiteti, Timço Mucunski, në deklaratë për media tha se kjo listë do të jetë fituese dhe se presin mbështetjen e popullit.

    “Bartësit e listave fituese janë: Në njësinë zgjedhore 1 është kryetari ynë, Hristijan Mickoski dhe presim mbështetje të madhe dhe fitore të madhe. Në njësinë zgjedhore 2 është kolegu im dhe miku im Vllado Misajllovski. Në njësinë zgjedhore 3 është Dragan Kovaçki. Në njësinë zgjedhore katër është nënkryetari Aleksandar Nikolloski. Në 5 është sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjija Sajkoski dhe në 6 ku presim dominim në raport me LSDM-në është Dafina Stojanovska”, tha Mucunski.

    Sipas tij, pas zgjedhjeve, Maqedonia do të jetë sërish në duart e popullit dhe institucionet do të jenë funksionale, kurse sistemi do të normalizohet.

    “Populli kërkon dhe pret përgjegjësi, kërkon dhe pret parime dhe kthim të vlerave të politikë”, tha mes tjerash Mucunski.

    Lajmi Paraprak

    “Kjo nuk është e drejtë”, qytetarët në veri për faturat e reja të rrymës

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është regjimi ushqimor nordik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë