VMRO-DPMNE-ja pretendon se Qeveria do t’i paguajë “Behtel dhe Enka” 53 milionë euro penalitete

    VMRO DPMNE-ja insiston se Qeveria duhet tu shpjegoj qytetarëve pse ka marrë për obligim që këtë muaj t’i paguaj 53 milionë euro penalitete onzorciumit “Bechtel dhe Enka” dhe gjithsej 196 milion euro penale vetëm për ndryshimin e ligjit për marrëdhënie pune, ku kërkohet që java e punës nga 40 orë të rritet në 60 orë. Zëdhënësi i partisë, Naum Stoillkovski, në konferencë për mediat thotë se nga Qeveria duhet të shpjegojnë se çfarë konkretisht shkruhet në faqen 427 të Marrëveshjes dhe kur do ta paguajnë gjobën e parë prej 53 milion euro.

    “1. Afati i përfundimit të projektit dhe çdo faze veçanërisht do të vazhdohet me të paktën 6 muaj; 2. A) 53 milionë euro shtesë, të shtohen një herë në këstin mujor, brenda 14 ditëve nga data e fundit, pra 45 ditë nga nënshkrimi. B) 1 milion e 265 mijë euro shtesë të paguhen çdo muaj deri në përfundim të projektit, si kosto indirekte, të cilat janë rënë dakord ndryshe si nën 3 milion; dhe C) Të paguajnë 900 mijë euro shtesë çdo muaj derisa të plotësohet kushti, pra derisa të mos ndryshohet ligji për 60 orë pune në javë”, tha Naum Stoillkovski, VMRO DPMNE.

    Në akuzat ndaj VMRO-DPMNE-së kanë reaguar nga BDI. Nga partia shqiptare në pushtet thonë se pohimet e opozitës janë të pavërteta.

    “As nuk u paguan 53 milionë euro, as nuk u realizua asgjë nga ajo që e potenconte dhe premtonte VMRO-ja. Qytetarët mbajnë mend se VMRO-ja do t’i kishte fituar zgjedhjet parlamentare në vitin 2020 me 10 deputetë diferencë, ose se në 3 raste gjatë këtij mandati kishte 61 deputetë për të rrëzuar Qeverinë, si dhe të mos rikujtojmë se emigrantët e “vërshuan” Maqedoninë, e të tjera gënjeshtra të ngjashme të VMRO-së, si kjo e sotmja që po e përsërit tash e një muaj dhe assesi të realizohet”, njoftojnë nga BDI.

    Marrëveshja mes Qeverisë dhe konzorciumit “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D u nënshkrua më 8 mars. Projekti për ndërtimin e korridoreve kap vlerën e më shumë se 1.3 miliardë euro, ndërsa 300 milionë euro shtesë, sipas vlerësimeve fillestare, do të kushtojë shpronësimi. Sipas njoftimeve do të ndërtohen mesatarisht 25 kilometra në vit, ndërsa një kilometër do të kushtojë 12 milionë euro. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    RMV, bashkë me blerjet online, rriten edhe mashtrimet

    Lajmi i rradhës

    BE: Zgjedhjet në veri nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë