VMRO-DPMNE-ja rezulton të mos ketë shumicën e duhur për të kaluar interpelancën kundër Xhaferit

    Pallati i Bardhë i VMRO-DPMNE-së

    VMRO-DPMNE-ja rezulton të mos ketë shumicën e duhur për të kaluar interpelancën kundër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

    LSDM-ja, BDI-ja, Besa, Alternativa dhe deputetët e pavarur nuk do ta mbështesin të njëjtën.

    Opozita maqedonase përveç votave të grupit parlamentar do të gëzojë edhe mbështetjen e partisë E Majta.

    VMRO-ja pretendon se çdo gjë e potencuar në kërkesën për interpelancë, mund të dëshmohet në vepër.

    “Interpelanca është rezultat i shkeljeve të njëpasnjëshme të Rregullores së Kuvendit. Zhvillimet e fundit për të cilat opinioni është dëshmitarë, u pa se si punohet në shtëpinë e demokracisë. Qasja e tyre në Komisionin për mandate dhe mosmiratimi i rendit të ditës treguan se gjithçka që konstaton VMRO-DPMNE-ja në iniciativë, ka dyshime të bazuara për shkelje të Rregullores dhe ligjeve”, tha Dajanço Eftimov, VMRO-DPMNE.

    Aleanca për Shqiptarët ka shumë vërejtje ndaj punës së kryeparlamentarit Xhaferi, por akoma nuk ka qëndrim të prerë nëse do ta mbështesë interpelancën.

    “Të them të drejtën neve akoma nuk kemi marr një vendim të tillë, nëse e mbështesim ose jo interpelancën, por do ta shohim”, u shpreh Halil Snopçe, ASH.

    Shumica akuzon se shkeljet e vërteta të Rregullores së Kuvendit vijnë pikërisht nga opozita maqedonase.

    “Unë mendoj se liderë në shkeljen e Rregullores janë pikërisht deputetët e VMRO-së dhe koordinatori i tyre në mënyrë të vazhdueshme dhe jo kryetari Xhaferi. Mendoj se vetëm ai arrin t’i duron disa situata aty”, theksoi Arta Bilalli Zendeli, BDI.

    “Do të them shkurt se neve nuk do ta mbështesin interpelancën kundër kryetarit të Kuvendit. Nuk pajtohemi me atë që është shkruar dhe theksuar nga ana e VMRO-DPMNE-së”, tha ndër të tjera Dime Vellkov, LSDM.

    Seanca për interpelancën kundër kryeparlamentarit pritet të caktohet më 30 qershor. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    VËRSHIMET NË TETOVË | Banorët ende nuk janë dëmshpërblyer

    Lajmi i rradhës

    Liberalizimi i vizave: Rriten gjasat, por s’ka garanci

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë