VMRO-DPMNE ka filluar takime për modelin me një njësi zgjedhore

    Në Kuvend, VMRO-DPMNE-ja ka filluar takime me partitë politike rreth propozim-ndryshimeve të partive më të vogla për sistemin zgjedhor me një njësi.

    Sipas partisë opozitare, diskutimet duhet të vazhdojnë për t’u gjetur zgjidhja më e mirë ligjore.

    Koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski tha po ashtu se në koordinimin e rregullt ka kujtuar partitë parlamentare se duhet të diskutojnë rreth propozimit të tyre për shfuqizimin e modelit të qeverisë teknike.

    “Partitë politike janë me ide të ndryshme dhe në fund erdhëm në përfundimin se ky proces duhet të fillojë në drejtim të demokratizimit të shtetit. E shohim se krijohet klimë për këtë çështje dhe procesi do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme. Sigurisht me hapjen e temës, me vendosjen e ligjit në komision dhe më pas në seancë plenare do të kihet mundësi që të bisedohet për të, të përdoren analizat krahasuese për atë se a do të duhet dhe sa do të duhet të jetë pragu dhe si të vazhdojë i gjithë procesi i kësaj zgjidhje ligjore”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Përpara se të reformojë Ballkanin, BE duhet të zgjidhë problemet e saj me sundimin e ligjit

    Lajmi i rradhës

    Regjimi ushqimor dhe aktiviteti fizik, a e parandalojnë Alzheimerin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë