VMRO-DPMNE kërkon rritje të pagave në arsim, LSDM thotë që nxënësit të kthehen në shkolla

    Në pritje të vendimit nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në vazhdimion apo jo të grevës, nga LSDM kërkojnë që nxënësit të kthehen në shkolla dhe mësimi të vazhdojë, ndërkaq thonë se do të gjendet zgjidhje mbi kërkesën për rritjen e pagës.

    “Edhe këtë vit do të ketë rritje të pagave në arsim, këtë do ta arrijmë përmes dialogut me sindikatat dhe të gjithë palët. Prandaj, apelojmë te SAShK-u që të vazhdojë dialogun, që mësimi të vazhdojë, do të gjendet zgjidhje që është në interes të mësimdhënësve. Të mos lejojmë që mësimi të zgjatet dhe kështu të rrezikohet regjistrimi, matura shtetërore dhe dhënia e provimit profesional për pesëqind mësues”, thonë nga LSDM.

    Ndërkaq VMRO-DPMNE-ja opozitare thotë se Qeveria e kryesuar nga LSDM po kërcënon të punësuarit në arsim, ndërsa kërkon që të plotësohet kërkesa e grevistëve për rritje të pagës.

    “Qeveria në vend që t’i kërcënojë mësimdhënësit, të rris pagat sipas kërkesave të SAShK-ut. Qeveria duhet të nivelizojë koeficientin e kompleksitetit të vendeve të punës në arsim me pagën minimale dhe të rrisë pagat. LSDM-ja në vend që t’i plotësojë kërkesat e arsyetuara të mësimdhënësve, përmes aktivistëve i kërcënon dhe i quan vrasës”, thonë nga VMRO-DPMNE.

    Lajmi Paraprak

    “Ndarja e thellë e PD” | VOA: Shumica e deputetëve në krah të Alibeajt

    Lajmi i rradhës

    Jotova: Në regjistrim dolën pak bullgarë sepse u kërkohej dëshmi se janë nga Bullgaria

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë