VMRO-DPMNE kremtimin e Ilindenit e quajti tubim partiak të LSDM-së

    Delegacioni i opozitares VMRO-DPMNE anuloi dje kremtimin e Ilindenit në Meçkin Kamen, duke mos e ndjekur fjalimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

    Siç tha nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikolloski, kjo është për shkak të veprimeve partiake dhe politike të LSDM-së në pushtet.

    “Për shkak të sjelljes së këtillë partiake dhe politike, ne vendosëm të largohemi nga “Meçkin Kamen” dhe nuk marrim pjesë në fjalimin e kryetarit të Qeverisë, sepse është evidente se ky është një manifestim partiak i LSDM-së. Nuk e kemi ndërmend të marrim pjesë në mitingje të LSDM-së, ju faleminderit”, tha Aleksandar Nikolloski nga VMRO-DPMNE.

    Ndryshe, dje me rastin e festës së Ilindenit shumë politikanë vendas maqedonas dhe shqiptarë krematuan se bashku dhe shpërndanë mesazhe për një Maqedoni më të mirë, të orientuar drejt Bashkimit Evropian.

    Lajmi Paraprak

    Njoftim nga DAP për të gjithë qytetarët që skanojnë kupona në aplikacionin “TVSh-ja ime”

    Lajmi i rradhës

    Maqedoni, gjashtë zjarre në 24 orët e fundit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë