VMRO-DPMNE: Kryeministri Kovaçevski nuk tregoi se çka ka ndërmarrë Qeveria për të mbrojtur qytetarët nga krizat që pasojnë

    VMRO-DPMNE-ja vlerëson se kryeministri Kovaçevski nuk tha asgjë të jashtëzakonshme në fjalimin e tij të “jashtëzakonshëm”. Sipas VMRO-DPMNE-së, kryeministri nuk tregoi se çka ka ndërmarrë Qeveria lidhur me mbrojtjen e qytetarëve nga krizat që pasojnë.

    “Kovaçevski duhet të shpjegojë se çka do të ndërmarrë Qeveria për rritjen e emergjencave të cilat drejtpërdrejtë do të godasin standardin e qytetarëve dhe ekonominë. Për një vit e gjysmë energjia është shtrenjtuar për 30%, karburantet po ashtu janë shtrenjtuar në mënyrë drastike, rritja e inflacionit nga fillimi i vitit është bërë për 6,7% gjë e cila e han standardin dhe pagat e qytetarëve”, reagon opozita maqedonase.

    Lajmi Paraprak

    Qumështi ndihmon në uljen e shqerit në gjak

    Lajmi i rradhës

    Mesazhi i tenistit rus, Rublev në objektivin e kamerës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë