VMRO-DPMNE: LSDM-ja nuk e vazhdoi projektin e gazësjellësit për në Greqi në vitin 2017

    Nëse LSDM-ja nuk do të ishte e paaftë, do të vazhdonte me gazsjellësin për në Greqi në vitin 2017, VMRO-DMNE la projekt dhe mjete të siguruara, thonë nga partia opozitare.

    “Projekti për interkonektorin me Greqinë është nënshkruar nga VMRO-DPMNE në vitin 2016, ndërsa paratë për projektin janë siguruar në vitin 2017.

    Pastaj LSDM-ja në vend që të vazhdojë me realizimin, pa arsye e ndaloi. Sikur LSDM-ja të kishte pak kapacitet për të realizuar projekte strategjike, tani gazi do të kishte i gjithë vendi, në çdo qytet, në çdo fshat.

    Pas 5 vitesh shteti nuk është një hap i vetëm përpara, por një hap prapa. Është koha për ta ndryshuar atë. Zgjedhjet sa më shpejt”, tha VMRO-DPMNE.

    Lajmi Paraprak

    Dialogu Kosovë-Serbi që nuk po përfundon

    Lajmi i rradhës

    EVM do të dërgojë në pushim të detyruar disa nga punonjësit e saj, për qëllim kursimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë