VMRO-DPMNE me kritika për qasjen e Zaevit ndaj Greqisë

    Kryeministri Zoran Zaev u përballë me kritika nga opozita edhe në seancën për pyetjet e deputetëve në Kuvend, siç thonë ata, për dështimin në mbrojtje të identitetit dhe mbiemrit “maqedonas”. Reagimi i opozitës erdhi pasi një ditë më parë, kryeministri e quajti gabim për shkak të moshës, shkrimin e tij në rrjetet sociale për përfaqësuesen e futbollit të cilën e quante “maqedonase”.

    Është e qartë sipas Marrëveshjes së Prespës se çfarë është mbiemri “maqedonas”, “maqedonase” dhe çfarë është përdorimi Republika e Maqedonisë së Veriut, kur përfaqësohet shteti dhe institucionet shtetërore. Kjo është qartë e kufizuar. Vetë e thatë se me Marrëveshjen e Prespës askund nuk kontestohet përdorimi i mbiemrit “maqedonas”, “maqedonase”. Problem është që kërkoni gjithmonë mënyrë se si ta manipuloni opinionin me qasje jo të sinqertë – tha Zoran Zaev, kryeministër.

    Për VMRO-në, qasja e kryeministrit është e turpshme dhe nënçmuese.

    Vërtetë e kam të vështirë të flas dhe më duket e pabesueshme kjo që dëgjoj dhe që shoh që kryeministri i vendit tonë i lejon vetes të kërkojë falje se pse jemi maqedonas, pse i themi vetes maqedonas dhe pse përfaqësuesja jonë është përfaqësuesja maqedonase. Nëse marrëveshja u referohet institucioneve, përfaqësuesja e futbollit nuk është institucion – tha Ane Llashkovska, VMRO-DPMNE.

    Marrëveshja e Prespës parashikon për rastet që i referohen shtetit, organeve të tij zyrtare dhe entiteteve të tjera publike duhet të jenë në linjë me emrin zyrtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Organet e tjera që janë private, nuk kanë lidhje me organet shtetërore dhe që nuk financohet nga shteti mund të përdorin mbiemrin “maqedonas” ose “maqedonase”./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nënshkruhet marrëveshje e re kolektive në MPB

    Lajmi i rradhës

    Kurat natyrale kundër djersitjes së duarve dhe këmbëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë