VMRO-DPMNE ndërmerr këtë veprim ndaj Talat Xhaferit

    Kryeparlamentari Talat Xhaferi kërkoi që dyert e Kuvendit të mbyllen nga salla në mënyrë që shërbimet të numërojnë deputetët, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së reaguan ashpër dhe theksuan se kjo është bërë që deputetët e tjerë të mos hyjnë në sallë.

    Pasi mbyllën dyert, deputetët pyetën se mbi çfarë baze po i mbyll dyert e Kuvendit dhe ai u përgjigj: “Rregullorja e Punës”.

    VMRO-DPMNE-ja do të dorëzojë interpelancë për kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, pasi mbrëmë i mbylli në sallë deputetët.

    “VMRO-DPMNE-ja do të dorëzojë interpelancë për kreun e Kuvendit Talat Xhaferi. Pas ngjarjes së mbrëmshme ku deputetët u mbyllën në sallë, është e qartë se Kuvendi nuk është më institucion demokratik. Xhaferi me metodat e veta diktatoriale dhe joparimore nuk mundet asnjë ditë më shumë ta drejtojë Kuvendin.
    Duam të shtojmë se kjo ndodh me dijeninë dhe aminin e LSDM-së e cila bashkë me Xhaferin duhet të ikë në opozitë. Rendi dhe funksionimi i Rregullores duhet të kthehet në Kuvend”, tha koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-së, Nikolla Micevski. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Durs Grünbein: Fjalët, çfarë janë ato, miq apo armiq?

    Lajmi i rradhës

    Gееr: Republika e Maqedonisë së Veriut t’i vazhdojë reformat ekonomike dhe sociale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë