VMRO-DPMNE: Papërgjegjësia e qeverisë godet xhepat e qytetarëve

    VMRO-DPMNE ka reaguar për rritjen e sotme të çmimit të ngrohjes. Sipas partisë më të madhe opozitare, “në kushtet kur qytetarët mezi ia dalin me bukën e gojës, kur çmimet e produkteve në markete janë ngritur deri në qiell, tashmë po dorëzohet një rritje e re që do të godasë xhepat e njerëzve.

    “Edhe pse VMRO-DPMNE para disa muajsh paralajmëroi se do të ketë goditje të tillë çmimesh dhe rritje të ngrohjes, qeveria e Zaevit nuk ka ndërmarrë asgjë. Tani papërgjegjësi dhe paaftësinë e qeverisë duhet ta paguajnë qytetarët”, thonë nga atje.

    Sipas tyre, “është tragjike që Bislimovski kërkon ndihmë nga Qyteti i Shkupit dhe vetëm para disa muajsh për shkak të Komisionit Rregullator qyteti dhe vetë komunat e tjera përballen me fatura 5-6 herë më të larta të rrymës dhe mezi i mbulojnë vetë shpenzimet.

    “Në gjithë këtë ka ngecur edhe Qyteti i Shkupit me një borxh prej mbi 160 milionë euro për shkak të papërgjegjshmërisë së Shilegovit. Kjo është hipokrizia e zaevizmit që populli e paguan shtrenjtë nga xhepi i tij”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

    Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimovski sot njoftoi se faturat e ngrohjes në muajin janar në Shkup do të jenë më të larta për 14% për shkak të rritjes së çmimit të gazit natyror në treg.

    Lajmi Paraprak

    Pesë arsye për të mos i detyruar fëmijët të hanë me zor

    Lajmi i rradhës

    MPB-ja me apel deri te qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë