VMRO-DPMNE – Pushtetit: Mos ikni nga referendumi

    Çështja e referendumit, korniza negociuese, gjuha, identiteti e historia, vazhdojnë të jenë në fokus të përplasjeve mes pushtetit dhe opozitës.

    Nga partia e Mickoskit i bëjnë thirrje Qeverisë që të mos ik nga referendumi, duke theksuar se nëse është arritur ndonjë sukses historik, këtë gjë duhet ta verifikojnë përpara popullit.

    Por nga partia në pushtet, përsërisin se janë të fokusuar në rrugën evropiane të vendit dhe se gjuha, identiteti, tradita e kultura maqedonase janë të mbrojtura dhe si të tilla bëhen pjesë e familjes evropiane.

    “Nëse Qeveria BDI- LSDM vlerëson se është arritur diçka e madhe, le të dalin në referendum përpara popullit. Nuk ka nevojë për festime në 15 qytete, mjafton që të pranojë mbledhjen e nënshkrimeve dhe iniciativën për referendum.. Është e qartë se atë që e kanë pranuar BDI dhe LSDM sjell vetëm dy mposhtje, ose negociata pa fund ose asimilim sipas qejfit bullgar”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

    “Për gjuhën, identitetin dhe kulturën nuk negociojmë, që nënkupton se gjuha jonë është mbrojtur. Unë isha pjesë e delegacionit qeveritarë që mori pjesë në seancën e parë ndërqeveritare dhe ishte kënaqësi e veçantë që gjatë gjithë ditës atje edhe në konferencën ndërqeveritare dhe në pjesën e parë të procesit të skriningut unë mora pjesë dhe fola në gjuhën maqedonase”, theksoi Bisera Kostadinovska Stojçevska, Ministre e Kulturës.

    Lajmi Paraprak

    Klubi i Miqësisë Bullgare-Maqedonase nuk e pranon deklaratën e MPJ-së bullgare për gjuhën maqedonase

    Lajmi i rradhës

    Ministria e Mbrojtjes nuk përfill gjuhën shqipe

    Lajme tjera

    PO DU ME DALË SHLIRË

    INFRASTRUKTURA NË KOSOVË VAZHDON T’I DISKRIMINOJË PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA “Po du me dalë vetë me ecë”,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë