Ministria e Mbrojtjes nuk përfill gjuhën shqipe

    Ministria e Mbrojtjes nuk e përfill gjuhën shqipe. Ky dikaster ka marrë vërejtje nga Inspektorati i Gjuhës, më pas ka kërkuar afat shtesë për përmirësime, por vazhdon shkeljen e afatit. Kështu akuzon Aleanca për Shqiptarët, duke u thirrur në procesverbalin nga ana e Inspektoratit për Përdorimin e gjuhëve, me të cilin siç tha deputeti Halil Snopçe, ministrisë në fjalë, i është dhënë vërejtje për mosrespektim të Kushtetutës dhe ligjeve.

    “Ministria për Mbrojtje e pranon vërejtjen e Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, por kërkon prolongim të afatit për tre muaj që të mund të inkorporon ndryshimet. Afati prej tre muajsh ka kaluar më 3 qershor të këtij viti, pra para një muaj e gjysmë dhe ende s’ndërmerr asgjë ministria e mbrojtjes dhe ende shtiret që nuk është në dijeni të këtyre vendimeve”, tha Halil Snopçe, Aleanca për Shqiptarët.

    Nga Ministria e Mbrojtjes pranojnë se kanë marrë vërejtje nga Inspektorati, por theksojnë se në ndërkohë është vepruar në bazë të atyre vërejtjeve dhe po punohet në vazhdimësi për përparimin e të drejtave të qytetarëve.

    “Duke pasur parasysh se për një pjesë të vërejtjeve të inspektoratit që kanë të bëjnë emrat e tre departamenteve të mbrojtjes, po vijojnë procedurat, siç është edhe në procedurë punësimi I personelit shtesë, përkthyes në gjuhën shqipe në Ministrinë e Mbrojtjes. Në informacionin e Inspektoratit në muaj maj të këtij viti është theksuar se nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes është kërkuar kohë shtesë për shkak të nevojës së angazhimit të përkthyesve”, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

    Nga Inspektorati i Gjuhës paralajmërojnë se së shpejti do të ketë mbikëqyrje kontrolluese në këtë institucion, për të konstatuar gjendjen aktuale faktike. Drejtori Fatmir Iseni, sqaron se nëse nuk ndërmerren parasysh vërejtjet, atëherë fillon procedura e dënimit.

    “Nëse ata nuk ndërmarrin dhe t’i anashkalojnë vërejtjet që janë paraparë nga ana e inspektoratit, atëherë fillon procedura e dënimit të atij institucioni… Dënimet në bazë të ligjit për përdorimin e gjuhëve janë 4000 deri në 5000 euro dhe 30 për qind të shumës i adresohet udhëheqësit që e udhëheq institucionin”, tha Fatmir Iseni , Drejtor I Inspektoratit për përdorimi e gjuhëve.

    Përplasjet mes opozitës shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes, vijnë pas hapjes së debatit për propozim ligjin e shërbimit në armatë, që aktualisht ndodhet në komisionin amë. Aleanca për Shqiptarët thekson se në Ligj nuk është paraparë neni që parasheh përdorimin e gjuhës shqipe në Armatë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE – Pushtetit: Mos ikni nga referendumi

    Lajmi i rradhës

    Temperaturat e larta vështirësojnë jetën e të pastrehëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë