VMRO-DPMNE: LSDM e tregoi fytyrën e saj jodemokratike

    Përgjigja ndaj fushatës së zezë të qeverisë ishte rritja e pjesëmarrjes, tha zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva. Siç tha ajo në konferencën e parë për shtyp të partisë, pas mbylljes së qendrave të votimit, procesi zgjedhor kaloi nëpër një sërë parregullsish.

    “Qeveria e Zoran Zaev e tregoi fytyrën e saj jodemokratike në dritë të plotë. E pamë se si duket një qeveri në rënie… Procesi zgjedhor kaloi nëpër një sërë parregullsish dhe ato ishin dëshmi se si LSDM është e gatshme ta mbajë pushtetin me çdo kusht. “Edhe pse ky nuk është vullneti i popullit”, tha Miteva.

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Maqedonia e Veriut dëshmoi se ka demokraci të pjekur

    Lajmi i rradhës

    Arsovska beson tek vota e qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë