VMRO-DPMNE: Rezoluta mundësi për bashkimin e partive politike

    Partia opozitare maqedonase VMRO DPMNE, nëpërmjet një kumtese për media thekson se rezoluta për negociatat me Bullgarinë, është mundësi e rrallë që të gjitha partitë të bashkohen rreth interesave shtetëror.

    Ata thonë se rezoluta që do ta dorëzojnë në Kuvend, nuk është tekst partiak, por është e bazuar në definicione dhe qëndrime të shoqërisë dhe autoriteteve arsimore.

    “Ne do të bisedojmë me të gjitha partitë politike, pasi mendojmë që Maqedonia duhet të ndërtojë qëndrime të forta, sidomos duke pasur parasysh se Bullgaria tashmë ka rezolutë për Maqedoninë”, thonë nga VMRO DPMNE.

    Ata thonë se “shqetësues janë qëndrimet e LSDM-së dhe BDI-së për mospranimin e rezolutës”, pasi siç theksojnë, lënë hapësirë për dyshime se përgatisin tregti me identitetin, gjuhën dhe historinë.

    Lajmi Paraprak

    KSI: Prioritet mbetet imunizimi i popullatës

    Lajmi i rradhës

    Rëndësia e mbajtjes së “nënës kangur” për të porsalindurit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë