VMRO-DPMNE: Shumicën në Këshillin e Qytetit të Shkupit e formojnë E Majta dhe ASH-AAA

    Formohet shumica në Këshillin e Qytetit të Shkupit. VMRO-DPMNE-ja përmes një komunikate ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për shumicë në Kuvendin e Qytetit të Shkupit bashkë me Aleancën për Shqiptarët-Alternativën dhe partinë E Majta.

    VMRO-DPMNE18
    E Majta4
    ASH&AAA2

    Shumica e re qytetare do të funksionin mbi parimin e bashkëpunimit konkret dhe projekteve konkrete programore të cilat janë me interes publik të popullit, posaçërisht në të mirë të banorëve lokal”, thonë nga VMRO-DPMNE.

    Koalicionin për shumicën në Qytetin e Shkupit e konfirmuan edhe partia E Majta dhe koalicioni Aleanca dhe Alternativa. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë shkurt se akoma është herët për ndarjen e pozicioneve dhe se për veprime konkrete do të pritet përfundimi raundit të dytë zgjedhor. Në zgjedhjet e 17 tetorit Këshilli u nda në këtë mënyrë: VMRO DPMNE-ja siguroi 18 këshilltarë, LSDM 12, BDI 5, E Majta 4, ASH-AAA 2, Koalicioni “Të vendosur për ndryshime” 2 dhe dy të tjerë lista e pavarur e kryesuar nga Dragana Vellkova./Alsat/

    VMRO-DPMNE18
    LSDM12
    BDI5
    E Majta4
    ASH&AAA2
    “Të vendosur për ndryshime”2
    Dragana Vellkova2

    Lajmi Paraprak

    Prokuroria: Për rastin “TNT” nuk kemi ndikuar dhe as nuk mund të ndikojmë

    Lajmi i rradhës

    KSHZ-ja e bindur se rrethi i dytë i zgjedhjeve do të kalojë më mirë se i pari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë