VMRO-DPMNE sonte do të vendosë për propozimin për referendum

    Përmes mbledhjes së 150 mijë nënshkrimeve, VMRO-DPMNE-ja synon të iniciojë organizimin e referendumit për shfuqizimin e marrëveshjes me Bullgarinë, kurse kryesia e kësaj partie do të jetë e para që do të firmosë nismën.

    Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së do të mblidhet sonte për të konkretizuar detajet, përfshirë edhe pyetjen e saktë të referendumit.

    “Ajo që është e papranueshme në kërkesat bullgare, është ndryshimi i historisë, identitetit, gjuhës dhe kulturës. Pikërisht për këtë, mendimet në VMRO-DPMNE për të cilat do të diskutohet në komitetin ekzekutiv sonte janë që në referendum të kërkohet që kjo marrëveshje me të cilën do të vendosen themelet për shpërfytyrimin e Maqedonisë, të pushojë të vlejë”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

    Komiteti ekzekutiv i partisë opozitare duhet gjithashtu të vendosë nëse rezultati i referendumit do të jetë i detyrueshëm ose konsultativ.

    Nga VMRO-DPMNE-ja kërkojnë që pushteti të mos e pengojë këtë proces.

    LSDM-ja vlerëson se referendum eventual do të jetë përpjekje e Mickoskit për të shpëtuar pozitën e tij në krye të partisë.

    Pakënaqësia e opozitës dhe ideja për referendum erdhi pas miratimit në Kuvend të kornizës negociuese për fillimin e negociatave me BE-në për të cilën VMRO-DPMNE-ja nuk pajtohet për shkak të inkorporimit të kërkesave bullgare në të. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon protesta për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna

    Lajmi i rradhës

    “Interes i Serbisë është paqja”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë