VMRO-DPMNE thotë se me ligj do të kërkojë legalizimin e kriptovalutave duke hequr edhe TVSH-në

    VMRO-DPMNE-ja thotë se do të propozoj ligj që do të legalizojë tregtinë me kriptovalutave dhe për këtë qytetarët nuk do të paguajnë TVSH.

    “Tregtia tashmë mundësohet nëpër shtetet e zhvilluara. Në SHBA lejohet tregtia me kriptovaluta nëpërmjet PayPal ndërsa në Gjermani më shumë se 40 banka lejojnë ndërrimin dhe pagesën me kriptovaluta” thonë nga VMRO-DPMNE.

    Këtë, sipas tyre, e bëjnë pasi nuk duan që e ardhmja të pritet të vijë por duhet të ndikojë shteti për ta sjellë.

    Arsyeja, sipas VMRO-DPMNE-së, është se tregtia me kriptovaluta është shumë e rëndësishme për buxhetin e shtetit. 

    Lajmi Paraprak

    Në RMV dokumentet personale do të jepen edhe gjatë fundjavës

    Lajmi i rradhës

    Vazhdohen masat aktuale për hyrje në Greqi nga Maqedonia e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë