VMRO kërkon që të gjithë deputetët ta shohin marrëveshjen me Behtel-Enka

    Deputetët e shumicës dhe opozitës nuk kanë gjetur zgjidhje për shqyrtimin e marrëveshjes me kompaninë Behtel-Enka, e cila është e klasifikuar për shkak të sekretit të biznesit. Pas koordinimit të thirrur nga kryetari, Talat Xhaferi, në të cilin nuk mori pjesë VMRO-DPMNE, u propozua që Marrëveshja të shqyrtohet në seancë të mbyllur në të cilën do të ishin prezent vetëm deputetët me certifikatë të sigurisë.

    “Meqenëse nisma është e opozitës dhe opozita nuk merr pjesë në koordinim, opozita duhet të propozojë një organ kompetent për shqyrtimin e Marrëveshjes tek kryetari dhe të caktojë një datë se kur do të shqyrtohet Marrëveshja. Menjëherë pas hapjes së seancës së komisionit, deputetët do të deklarojnë mbylljen e seancës për opinionin”, njoftojnë nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit.

    Pas koordinimit, LSDM theksoi se deputetët e VMRO-DPMNE-së duhet të vendosin se kur do ta shqyrtojnë Marrëveshjen dhe, siç thonë ata, të ndalojnë të gjitha spekulimet rreth projektit më të madh infrastrukturor me interes kombëtar. Por nga VMRO-ja erdhi një kundërpropozim. Ata kërkojnë marrëveshjen për dhjetë ditë për shqyrtim dhe atë për të gjithë deputetët. Ata akuzuan se tashmë ka pasur një precedent dhe një pjesë e deputetëve nga shumica që paraqitën ndryshime ligjore kishin qasje në Marrëveshje, pa pasur certifikata.

    “Nëse mundet tetë deputetë të BDI-së të kenë qasje në Marrëveshje, ndërsa dy nga ata tetë deputetë nuk kanë certifikatë sigurie dhe ky është informacion i verifikuar, atëherë pse të mos munden të gjithë 120 deputetët ta marrin Marrëveshjen, sepse qytetarët i zgjodhën ata për të kontrolluar qeverinë”, deklaroi Antonio Milloshoski – Deputet i VMRO-DPMNE-së.

    Milloshoski përsëriti se ata nuk duan në seancë të mbyllur, siç thotë, ndonjëri nga ministrat t’ua ritregojë Marrëveshjen por të kenë qasje në dokumentin origjinal prej pesëqind faqesh. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Alternativa drejt bashkëpunimit me Lëvizjen Besa

    Lajmi i rradhës

    Sa zbatohen ligjet që mbrojnë të drejtat e punëtorëve në RMV?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë