VMRO kërkon zgjedhje të parakohshme, LSDM: E gjithë politika e Mickoskit është bllokimi i aktiviteteve të qeverisë

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë bërë shkak kohëve të fundit që polemika të vazhdojë edhe sot. LSDM thotë se nuk është nevoja për zgjedhje të parakohshme, ndërkaq nga partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE vlerësojnë se ata gëzojnë besimin më të madh të qytetarëve.

    “Sipas anketave, VMRO-DPMNE prin me 22.5% para LSDM-së me 17.9%. Besimi i qytetarëve te VMRO-DPMNE vazhdimisht rritet, ndërsa LSDM bie”, thonë nga VMRO.

    Ata shtojnë se edhe Mickoski gëzon mbështetjen më të madhe krahasuar me politikanët në Maqedoni.

    “Kryetari Mickoski gëzon 17.7% të qytetarëve kundrejt Dimitar Kovaçevskit të cilin e mbështesin vetëm 5.5%. Kovaçevski i din anketat dhe për këtë shkak u ikën zgjedhjeve”, shprehen nga VMRO-DPMNE.

    Sipas tyre, Kovaçevski nuk ka legjitimitet bashkë me partinë e tij dhe për këtë arsye duhet të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare.

    Ndryshe, nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se e gjithë politika e Mickoskit dhe partisë së tij është bllokimi i aktiviteteve të qeverisë, të shpërndajë lajme të rreme dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme pa bazë.

    “Në kohën kur shteti ballafaqohet me krizë energjetike, Mikockski dhe VMRO-DPMNE në vend se të ofrojnë zgjidhje, ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme kuvendare për t’i bllokuar proceset de ekonomia të stagnojë. Kjo është papërgjegjësi, e pandershme dhe sjellje vetjake e Mickoskit dhe partisë së tij në dëm të qytetarëve”, thonë nga LSDM. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rastet kur ushqimi i zhgënjeu plotësisht njerëzit dhe u prishi ditën

    Lajmi i rradhës

    PROGRAMIMI – profesioni më i paguar në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë