Kohë më parë, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, deklaroi se të gjitha institucionet e kulturës kanë problem me kuadro profesionale dhe se po bëhet një analizë funksionale e asaj që është më e nevojshme në aspektin e kuadrove, e përkundrazi – së fundmi, pa shpallje publike, i njëjti ka punësuar motrën e tij, Stanka Ljutkova, drejtoreshë në LU Muzeun – Veles, thonë nga e Majta, përcjell Nistori.
“Kultura në Maqedoni po arrin fundin dhe me këtë dhe me një sërë shembujsh të tjerë, Qeveria e DPMNE – VLEN – ZNAM dëshmon se me shembullin e LSDM-së dhe BDI-së vazhdon me nepotizëm jo vetëm në kulturë, por edhe në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Prandaj, e Majta pyet nëse analiza funksionale për staf profesional nënkupton punësimin e familjarëve të ngushtë dhe anëtarëve të partisë? Institucionet kulturore nuk kanë staf, punonjësit dalin në pension çdo ditë dhe në vend të tyre nuk punësohen staf të rinj të përshtatshëm. Buxhetet janë të mjerueshme, godinat e muzeve, teatrove dhe institucioneve të tjera kulturore po shemben, kujdesi për trashëgiminë kulturore është në nivelin më të ulët, ndërsa artistët financohen me thërrime”, thonë nga e Majta.
E Majta apelon që të punësohen staf sipas cilësisë, jo sipas anëtarësimit në parti dhe lidhjeve familjare! Sipas tyre nevojitet personel i profilizuar dhe i dëshmuar në institucionet e kulturës, si në shërbimin profesional ashtu edhe atë administrativo-teknik. /Nistori/