Von der Leyen bisedon me Kurtin, kërkon urgjentisht të de-eskalohet situata në veri

    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me situatën në veri.

    Von der Leyen ka thënë se me Kurtin kanë biseduar për de-eskalimin e situatës në veri dhe kthimin e palëve në dialog.

    “Bisedova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti mëngjesin e sotëm. Theksova nevojën urgjente për de-eskalim dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha ajo.

    Tutje, ajo ka njoftuar se do të flas edhe me presentin Vuçiq gjatë ditës.

    Të hënën u sulmua me granat dore komuna e Mitrovicës veriore, ku u dëmtuan dy vetura. Lidhur me rastin ka reaguar kryeministrin Albin Kurti, i cili ka thënë se Serbia duhet të ndërpresë menjëherë nxitjet për dhunë.

    “Mbrëmë ndërtesa e komunës në veriut të Mitrovicës është sulmuar nga dy granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka thënë Kurti.

    Lajmi Paraprak

    Kosovë, si ndikon rrjedhja e trurit tek shoqëria kosovare

    Lajmi i rradhës

    NDRYSHIMET KUSHTETUESE | Deputetët mund të ngelin pa pushim vjetor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë