Votimet nëpër Kosovë përmes fotografive

    Qytetarët e Kosovës po votojnë të dielën për t’i zgjedhur kryetarët e komunave të veta përkatëse në gjithë vendin.

    Mbi 2 milionë qytetarë brenda Kosovës kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, ndërsa rreth 44 mijë votues janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

    Për zgjedhjet lokale janë certifikuar 5.626 kandidatë, përfshirë 206 kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për ulëse në kuvendet komunale.

    Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në garë janë 93 subjekte politike, ndër to 32 parti, 32 iniciativa qytetare, 2 koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur.

    Po ashtu, në këto zgjedhje po merr pjesë për herë të parë që nga viti 2022 edhe partia kryesore e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, e cila kishte bojkotuar institucionet e vendit atë vit dhe kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara.

    Një qytetar duke hedhur votën në kutinë e votimit në një qendër votimi në Prishtinë, pasi votoi mëngjesin e hershëm në zgjedhjet lokale, Prishtinë, 12 tetor 2025.
    1Një qytetar duke hedhur votën në kutinë e votimit në një qendër votimi në Prishtinë, pasi votoi mëngjesin e hershëm në zgjedhjet lokale, Prishtinë, 12 tetor 2025.
    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, shihet duke votuar në një qendër votimi në kryeqytet, në zgjedhjet lokale, Prishtinë, 12 tetor 2025.
    2Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, shihet duke votuar në një qendër votimi në kryeqytet, në zgjedhjet lokale, Prishtinë, 12 tetor 2025.
    Një zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve palos fletëvotimin në zgjedhjet lokale në një qendër votimi në Prishtinë, 12 tetor 2025.
    3Një zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve palos fletëvotimin në zgjedhjet lokale në një qendër votimi në Prishtinë, 12 tetor 2025.
    Nga qendra e Mitrovicës së Veriut, qytetarët - së bashku me zyrtarë të Listës Serbe - kanë shkuar kolektivisht për të votuar.Edhe më herët ka qenë praktikë që punonjësit në institucionet e Serbisë në Kosovë, të votojnë në mënyrë kolektive.
    4Nga qendra e Mitrovicës së Veriut, qytetarët – së bashku me zyrtarë të Listës Serbe – kanë shkuar kolektivisht për të votuar.Edhe më herët ka qenë praktikë që punonjësit në institucionet e Serbisë në Kosovë, të votojnë në mënyrë kolektive.

    Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, shihet duke votuar në një qendër votimi në qytetin me shumicë serbe, në zgjedhjet lokale, Mitrovicë e Veriut, 12 tetor 2025.
    5Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, shihet duke votuar në një qendër votimi në qytetin me shumicë serbe, në zgjedhjet lokale, Mitrovicë e Veriut, 12 tetor 2025.
    Qytetarët në Mitrovicën e Veriut presin rendin për të votuar në një qendër votimi të vërshuar nga një numër i madh votuesish qysh në orët e hershme të mëngjesit të 12 tetorit 2025.
    6Qytetarët në Mitrovicën e Veriut presin rendin për të votuar në një qendër votimi të vërshuar nga një numër i madh votuesish qysh në orët e hershme të mëngjesit të 12 tetorit 2025.
    Zllatan Ellek, kryetari i Listës Serbe - partisë së serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit - voton në zgjedhjet lokale të Kosovës në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, 12 tetor 2025.Lista Serbe udhëhoqi Mitrovicën e Veriut dhe tri komunat e tjera me shumicë serbe në veri deri në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit e saj u larguan nga institucionet e Kosovës.Tani, Lista Serbe synon ta kthejë pushtetin në veri të Kosovës përmes zgjedhjeve të kësaj të diele.
    7Zllatan Ellek, kryetari i Listës Serbe – partisë së serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit – voton në zgjedhjet lokale të Kosovës në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, 12 tetor 2025.

    Lista Serbe udhëhoqi Mitrovicën e Veriut dhe tri komunat e tjera me shumicë serbe në veri deri në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit e saj u larguan nga institucionet e Kosovës.

    Tani, Lista Serbe synon ta kthejë pushtetin në veri të Kosovës përmes zgjedhjeve të kësaj të diele.
    Qytetarë duke votuar në zgjedhjet lokale në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, 12 tetor 2025.
    8Qytetarë duke votuar në zgjedhjet lokale në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, 12 tetor 2025.

    Një qytetare voton në zgjedhjet lokale të Kosovës në Zveçan, komunë me shumicë serbe, 12 tetor 2025.
    9Një qytetare voton në zgjedhjet lokale të Kosovës në Zveçan, komunë me shumicë serbe, 12 tetor 2025.
    Zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shikojnë teksa presin në një qendër votimi në Prishtinë ardhjen e votuesve për ta hedhur votën e tyre në zgjedhjet lokale të Kosovës, 12 tetor 2025.
    10Zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shikojnë teksa presin në një qendër votimi në Prishtinë ardhjen e votuesve për ta hedhur votën e tyre në zgjedhjet lokale të Kosovës, 12 tetor 2025.
    Kuti votimi në një qendër votimi të zgjedhjeve lokale të Kosovës, Prishtinë, 12 tetor 2025.
    11Kuti votimi në një qendër votimi të zgjedhjeve lokale të Kosovës, Prishtinë, 12 tetor 2025.
    Një vulë dhe fletëvotim për zgjedhjet lokale të Kosovës në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, 12 tetor 2025.
    12Një vulë dhe fletëvotim për zgjedhjet lokale të Kosovës në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, 12 tetor 2025.

    Një vendvotim hap dyert për votuesit mëngjesin e së dielës në zgjedhjet lokale të Kosovës, Prishtinë, 12 tetor 2025.

    13Një vendvotim hap dyert për votuesit mëngjesin e së dielës në zgjedhjet lokale të Kosovës, Prishtinë, 12 tetor 2025. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Nga sot nis zbatimi i sistemit të ri të kalimit kufitar në BE

    Lajmi i rradhës

    Gjithçka që prindërit duhet të dinë për tonsilitin kronik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë