Votimi në burgje, sipas protokolleve por pa aparate biometrike

    Fotografia është ilustrim dhe nuk ka të bëjë me fletë votimin e zgjedhjeve lokale 2021 në RMV

    Votojnë të dënuarit në burgun e Idrizovës. Në qendrën e votimit vinin në mënyrë të organizuar. Për dallim nga votimi i paraparë me ligj për identifikimin e votuesve në mënyrë biometrike, në burg u votua në mënyrën e vjetër.

    Në institucionin ndëshkues më të madh në vend, votimi ka nisur në kohë dhe pa probleme. Të burgosurit votojnë për 59 komuna dhe këshilla komunalë. Drejtori i burgut të Idrizovës thotë se procesi i votimit është zhvilluar pa pengesa.

    Dinamika është në rregull, ashtu edhe siç ka qenë çdo herë. Në shtëpinë ndëshkuese “Idrizovë” ndodhen 1.112 persona. Të drejtë vote kanë 988 persona. Nuk presim parregullsi ose ndërprerje procesi”, tha Jovica Stojanoviq, drejtor i burgut të Idrizovës.

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve hodhi poshtë informacionet për mungesën e 40 të burgosurve në listën zgjedhore dhe hapjen e vendvotimit me vonesë në burgun e Idrizovës. Sipas Aleksander Dashtevskit KSHZ-ja nuk posedon informacione për vonesa nëpër shtëpitë ndëshkuese. Procesi zgjedhorë është zhvilluar pa pengesa edhe në burgun hetues të Shutkës, Kumanovë, Shtip, Kriva Pallankë, Prilep, Strugë, Tetovë, Manastir, Strumicë, Gjevgjeli dhe Ohër./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Blerjet online në Maqedoninë e Veriut rriten për 60 për qind

    Lajmi i rradhës

    Vota për para-kërcënim me jetë, në prag të zgjedhjeve lokale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë