Deputetët e Maqedonisë së Veriut votuan për ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje, me të cilin mundësohet që sistemi Qyteti i Sigurt të hyjë në fuqi nga 1 shkurti.
Gjithsej votuan 100 deputetë, 81 “Për” dhe 19 “Kundër”.
“Konstatoj se Kuvendi e miratoi Ligjin për ndryshuime dhe plotësimin e Ligjit për Kundërvajtje “, tha Gashi.
Amendamentet u shqyrtuan dhe u votuan me procedurë të shkurtuar.
Për votuan deputetët e VMRO DPMNE, VLEN, ZNAM, Levica dhe deputeti i pavarur Ilir Demiri. Deputetët e BDI-së dhe LSDM-së ishin kundër.






