Votohet qeveria e re, Dimitar Kovaçevski kryeministër i ri i RMV-së

    Pas dy ditësh debat në kuvendin e Maqedonisë së Veriut është votuar qeveria e re. Kështu vendi do të ketë edhe kryeministrin e ri, Dimitar Kovaçevski. Qeveria u votuar me 62 vota Për, ndërsa 46 Kundër, të Përmbajtur 0 nga 120 deputetë sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, shkruan Nistori.

    Qeverinë e re e përbëjnë Lidhja Social Demokrate dhe tri parti tjera politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Alternativa dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).

    Kabineti i ri qeveritar do të ketë 21 anëtarë; 17 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra.

    Lidhja Social Demokrate do të ketë 12 anëtarë të Qeverisë, gjashtë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe tre partia Alternativa.

    I mandatuari për kryeministër, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se puna e Qeverisë së re do të përqendrohet në tri prioritete, përballjen me krizën energjetike, pandeminë e virusit Korona, rritjen e standardit jetësor (pagat, rritja e pensioneve) të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe realizimin e investimeve strategjike.

    Ai, gjithashtu, si prioritet të punës së Qeverisë ka përmendur edhe çështjen e integrimit evropian dhe zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

    Si erdhi deri te ndërrimi i kryeministrit?

    Para se të mandatohet për kryeministër, Dimitar Kovaçevski ka qenë zëvendësministër i Financave dhe kuadër shumëvjeçar i Lidhjes Social Demokrate.

    Ai në postin e kreut të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të zëvendësojë ish-kryeministrin Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen për shkak të disfatës së LSDM-së në zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021.

    Çfarë tha opozita?

    Opozita hodhi një sërë kritikash ndaj qeverisë së ardhshme. VMRO DPMNE-ja konsideron se Dimitar Kovaçevski nuk ka legjitimitet as për të drejtuar Qeverinë, meqë sipas kësaj partia, ai nuk ke ka marrë mandatin nga populli në zgjedhje, por nga Zoran Zaevi.

    Lajmi Paraprak

    Ushqimet që përkeqësojnë rënien e flokëve

    Lajmi i rradhës

    Ekonomia joformale po dëmton bizneset në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë