Votuesit e Kalifornisë refuzojnë masën për rritjen e pagës minimale në nivelin më të lartë të vendit

    Votuesit në Kaliforni kanë hedhur poshtë një masë votimi që do të kishte rritur pagën minimale shtetërore në 18 dollarë në orë deri në vitin 2026, më e larta në vend.

    Kundërshtarët, përfshirë Oda Ekonomike e Kalifornisë, thanë se kjo do të kishte rritur kostot, do të çonte në taksa më të larta dhe do t’i shtynte bizneset të shkurtonin vendet e punës.

    “Me ekonominë dhe kostot në krye, për shumë votues në këto zgjedhje, ky mesazh duket se ka rezonuar”, tha Jennifer Barrera, presidentja e Odës Ekonomike.

    Përkrahësit vlerësuan se masa do të kishte përfituar 2 milionë punëtorë, duke përfshirë punonjës të hoteleve dhe dyqaneve.

    “Dështimi i miratimit të propozimit 32, është zhgënjyes për të gjithë kalifornianët që besojnë se kushdo që punon duhet të fitojë mjaftueshëm për të mbështetur familjet e tyre”, tha Kathy Finn, presidente e UFCW 770, një sindikatë e Kalifornisë Jugore që përfaqëson rreth 30,000 punëtorë në sektorë të ndryshëm.

    Normat aktuale të pagës minimale janë 16 dollarë në orë për shumicën e punëtorëve dhe 20 dollarë në sektorin e ushqimit të shpejtë (fast-food).

    Sektori i kujdesit shëndetësor përfundimisht do të shohë që paga minimale të arrijë 25 dollarë në orë, sipas një ligji që guvernatori demokrat Gavin Newsom nënshkroi vitin e kaluar dhe hyri në fuqi në tetor.

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria me propozime për të frenuar ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Numri i popullsisë së Kinës pritet të bjerë me mbi 50 milionë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë