“Vrasës! A keni fytyrë!” / Familjarët protestuan para prokurorisë në Shkup për tragjedinë në Tetovë (Video)

    “32 vjet shtet, 32 vjet korrupsion që vret”; “Pa drejtësi, nuk ka qetësi”; “Drejtësi, jo pazare”; “14 jetë të humbura, e vërteta të del në shesh!”; “Përgjegjësi tani, drejtësi çdoherë”; “Përderisa nuk ka përgjegjësi, Tetova nuk do të ketë qetësi”, “Drejtësi pa dallavere”, “Vrasës”; “A keni fytyrë”, ishin nga parullat që e karakterizonin sot protestën para prokurorisë në Shkup!

    Familjarët e 14-të viktimave të zjarrit në spitalin modular në Tetovë, së bashku me shumë njerëz marshuan nga sheshi Skënderbe e deri te prokuroria në Shkup. Ata kërkuar drejtësi dhe dorëheqjen e prokurorit Joveski. Familjarët gjithashtu kërkuan që të hapet procedurë gjyqësore për shkaqe të zjarrit, rigjykim dhe rishqyrtim i vendimit paraprak, shkruan Nistori.

    Familjari Ibin Emshi, të cilit i vdiqi i vëllai dhe babai, tha se marshi protestues është për shkak të shtrembërimit të së vërtetës dhe fshehjen e fajtorëve kryesorë të tragjedisë në spitalin modular të Tetovës, ku u dogjën të gjallë 14 familjarë.

    “Ata sot nuk janë në mesin tonë vetëm pse nuk u respektua asnjë standard i ndërtimit. Jeta e qytetarëve në këtë shtet është peng i pazareve dhe tenderëve pa kritere për përfitime materiale por u vërtetua se korrupsioni vet!! Të gjithë flasin për integrim në BE dhe sundim të së drejtës por në këtë shtet nuk respektohet më e shenjta, jeta njerëzore. 14-të viktima, zero ditë burg”, tha Emshi.

    Ndërkaq familjari Mumin Ismaili, të cilit i vdiq nëna në natën e 8 shtatorit 2021, njëjtë tha se për 14 viktima, nuk ka asnjë ditë burg. Sipas tij, ndërtesa nga ndërtesa e prokurorisë as D nga drejtësia nuk pamë. Nga po kjo ndërtesë po shkatërrohen perspektivat dhe shpresat për një jetë dinjitoze në këtë shtet. Kjo prokurori është çerdhe e krimit të organizuar, korrupsionit, të së keqes dhe oligarkisë.

    “Kultura e pandëshkueshmërisë ka metastazuar në të gjitha nivelet e sistemit dhe nuk e dimë cila onkologji mund ta shëroje kancerin që ka kapluar gjithë Maqedoninë.

    Ne si familjarë kërkojmë:

    1. Shkarkim të kryeprokurorit Ljubomir Joveski bashkë me prokurorët tjerë Besir Aliu, Hanefi Ameti, Zorica Pavloviq dhe Dejan Petreski, të involvuar në fshehjen e krimit
    2. Hapje e procedurës gjyqësore për shkaqet e zjarrit ku në bankën e të akuzuarve do ulen udhëheqësit e ministrisë së Shëndetësisë si porositës dhe kompania Brako si fituese e tenderit
    3. Rigjykim dhe rishqyrtim i vendimeve nga gjykimi paraprak në gjykatën e Tetovës.

    Nëse kërkesat tona vazhdojnë të hasin në vesh të shurdhër, do jemi të detyruar ta ndryshojmë formën e protestës tonë paqësore. Pa drejtësi, s’ka qetësi”, u shpreh Ismaili.

    Ndryshe, më 05.06.2023 Gjykata Themelore në Tetovë, pas 14-të seancave gjyqësore e dha vendimin përfundimtar në lidhje me tragjedinë në spitalin modular, ku si shkak i zjarrit vdiqën 14 pacientë. Gjykata vendosi ta lirojë nga aktakuza mjekun Boban Vuçevski, ndërsa Florin Besimi dhe Artan Etemi morën dënim me kusht – 18 muaj burg. Që do të thotë se ata mbeten në liri dhe dënimi nuk do të zbatohet përderisa të dënuarit (lexo me kusht) nuk do të kryejnë ndonjë vepër penale brenda tre viteve. Spitali Klinik i Tetovës u dënua me 1 milion denarë (16.250 mijë euro), i cili detyrohet ta paguajë në afat prej 30 ditësh pas hyrjes në fuqi të vendimit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse e ka ndaluar Franca shitjen e iPhone 12-shit?

    Lajmi i rradhës

    Ziberi i kundërpërgjigjet Agim Nuhiut: Problemi zgjidhet kur t’i ktheni nxënësit në shkollë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë