“Vrasës, vrasës i fëmijëve”, sulmohet verbalisht ambasadori i ShBA në Serbi (Video)

    Ambasadori i ShBA në Serbi, Christopher Hill ka rënë pre e një sulmi verbal në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së shtunës.

    “Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, “vrasësi i fëmijëve”, “Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë”, “Populli serb është me Rusinë” janë këto disa nga thirrjet me të cilat është sulmuar ambasadori amerikan në Serbi.

    Incidenti ka ndodhur gjatë kohës që diplomati amerikan ecte në rrugët e Beogradit me bashkëshorten e tij.

    Sulmi ka qenë i organizuar nga disa aktiviste gra të cilat gjatë kohës që e fyenin edhe e filmonin ambadasorin Hill, duke i kujtuar atij rolin që kishte pasur në vitin 1999 kur NATO bombardoi Serbinë.

    Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që bashkë me një grup të gjerë diplomatësh provuan të gjenin një zgjidhje paqësore për Kosovën e Serbinë. Por, në atë kohë Millosheviç i hodhi poshtë të gjitha ofertat, duke bërë që bombardimi i Republikës Federale të Jugosllavisë nga NATO të mbetej e vetmja zgjidhje.

    Hill ka filluar punën si ambasador i SHBA në Beograd në mars të vitit të shkuar, por shkak edhe të incidenteve dhe situatës në veri të Kosovës, reputacioni i tij tek serbët është shumë i ultë dhe tek një pjesë e qytetarëve serb ai akuzohet si pjesë e grupit të njerëzve që urdhëruan bombardimin e Serbisë. /EuronewsAlbania/

    Lajmi Paraprak

    Çmimi i pranimit të anëtarëve të rinj në BE mund ta ulë entuziazmin për zgjerim

    Lajmi i rradhës

    Ilaçet në RMV gjithnjë e më të shtrenjta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë