Vrasja e dyfishtë në Shkup shkakton debat në seancën e Kuvendit

    Pamje nga vendi i vrasjes në Çellopek / Fotografia: Nistori

    Hetimi në kohë dhe efikas për vrasjen e dyfishtë të disa javëve më parë në Shkup nxiti përplasje në seancën për pyetjet e deputetëve në Kuvend. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev vlerëson se udhëzuesi për veprimin e policisë dhe sektorëve hetues në rastet e personave të zhdukur daton që nga viti 2007 dhe është përditësuar vetëm dy herë. Megjithatë ai thotë se ministri Oliver Spasovski nuk ka iniciuar ndryshimin e udhëzuesit edhe pse i ka ditur mangësitë e tij.

    “Spasovski e ka ditur se nëpuënsit policor nuk i përmbahen udhërrëfyesit, Spasovski e ka ditur shumë mirë se punohet në mënyrë joprofesionale dhe në mënyrë skajshmërish joefikase dhe e keni ditur së bëhen gabime edhe sa i takon formës edhe përmbajtjes por për dhjetë vjet nuk keni ndërmarrë absolutisht asgjë, gjë që për fat të keq rezultoi me likuidim tragjik të dy bashkëqytetarëve tanë, njëri nga të cilët, një vajzë 14 vjeçare”, deklaroi Igor Janushev, VMRO-DPMNE.

    Spasovski nuk dha detaje për hetimin por e konsideroi atë të suksesshëm.

    “Sa i takon hetimit, efikasiteti i MPB-së që për gjashtë ditë ta përfundojë të gjithë atë që ndodhi dhe të zbulohen kryerësit është efikasitet që s’mund të mohoni assesi, as me pamflete politike, sepse as anketat që i bërë në parti për këtë rast nuk janë në favorin tuaj”, tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

    Spasovski tha se për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me hetimin, deputetët duhet të drejtohen në prokurori ku dokumentacioni është përcjell. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    RMV refuzon kërkesën e Ukrainës për dhurimin e pajisjeve ushtarake

    Lajmi i rradhës

    Fetai: nëse ASh dhe LEN shkojnë bashkë në zgjedhje do të kenë 34.8% të votave, BDI 26.8%

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë