Vrasja në Çair, paraburgim për 5 persona

    Vetura e policisë, Tetovë / Fotografia: Nistori

    Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, është caktuar paraburgim afatshkurtër, 48 orësh për 5 persona të përfshirë në përleshjen me armë zjarri në Çair të Shkupit, ku si pasojë humbi jetën një person dhe dy të tjerë u plagosën.

    Nga prokuroria njoftojnë se për këta persona, për momentin ekzistojnë dyshime të bazuara se kanë qenë të përfshirë në veprat penale vrasje dhe tentim për vrasje. Nga atje nënvizojnë se pas sigurimit të plotë të dëshmive, prokuroria do të njoftojë më tej për rrjedhën e procedurës.

    Lajmi Paraprak

    BE do të mobilizojë 200 miliardë euro për investime në Inteligjencën Artificiale

    Lajmi i rradhës

    Rezultati i zgjedhjeve s’e përjashton mundësinë e krizës institucionale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë