Vrasja në Çair – Prokuroria hap hetim për gjashtë persona

    Vetura e policisë, Tetovë / Fotografia: Nistori

    Prokuroria Publike ka dhënë urdhër për hetim kundër gjashtë personave për pjesëmarrje në vepra penale vrasje dhe tentim për vrasje. Rasti ka të bëjë me vrasjen dhe gjuajtjen me armë natën mes 10 dhe 11 shkurtit, në Fushë Tophanë të Shkupit, ku mbeti i vrarë 35 vjeçari Hebib Bunjaku. . Procedurë është ngritur edhe kundër dy personave për vepër ndihmë pas kryerjes së veprës penale, sepse pas ngjarjes, kanë fshehur dy revole, duke ndihmuar kështu që të dyshuarit të mos zbulohen.

    “Në ditën kritike, në një parking në rrugën “Brigada e Dytë Maqedonase”, pas një përleshje verbale për shkak mospajtimeve në komunikacion te poliklinika e Çairit, ka filluar përleshja me armë mes dy grupeve me çka i dyshuari i parë 28 vjeçar me përdorim të armës, me paramendim e ka privuar nga jeta Hebib Bunjakun ndërsa ka sjell në rrezik jetën e një personi tjetër. Edhe pesë persona të dyshuar gjithashtu kanë marrë pjesë në gjuajtjen me armë, duke e kthyer me veprime, duke ndihmuar dhe duke bashkëkryer vrasjen dhe tentimin për vrasje. Dy të dyshuarit e fundit, pas gjuajtjes kanë fshehur dy prej revoleve që janë shfrytëzuar në aksident”, thonë nga Prokuroria Publike.

    Prokurori publik ka propozuar paraburgim për dy të dyshuarit për veprat vrasje dhe tentim vrasje, si dhe paraburgim shtëpiak për njërin prej të dyshuarve. Paraburgim është propozuar edhe për dy persona të dyshuar për veprën penale – ndihmesë për kryerësin pas kryerjes së veprës penale. Policia është ende në kërkim ndaj tre personave, ndërsa edhe më tej ndërmerren masa për zbardhje të plotë të rastit. Nga gjuajtja me armë, i vdekur mbeti Hebib Bunjaku ndërsa dy persona të tjerë u plagosën./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çmimet e larta, tregtarët fajësojnë prodhuesit dhe distributorët

    Lajmi i rradhës

    Tetovë, shoferët bllokojnë rrugë e trotuare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë