Aggeler për ndryshimet kushtetuese: Deputetët të bëjnë gjithçka që t’i mundësojnë RMV hapjen e rrugës për në BE

    Ambasadorja amerikane ka folur rreth ndryshimeve kushtetuese që e presin vendin. Ajo e vlerësoi këtë çështje si “me të vërtetë të rëndësishme dhe parësore për lidershipin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, përcjell Nistori.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), sipas Aggeler, inkurajojnë udhëheqësinë e Maqedonisë së Veriut dhe zyrtarët e zgjedhur (deputetët) që të punojnë në interes të qytetarëve që sa më shpejt të jetë e mundur dhe të bëjnë të gjitha ndryshimet e mundshme që do të mundësojnë hapjen e rrugës hyrëse në Bashkimi Europian..

    “Siç e dini Shtetet e Bashkuara dhe këtë ne e kemi përsëritur shumë herë më parë, ne mbështesim lëvizjen drejt integrimit euroatlantik si një synim afatgjatë i këtij vendi dhe jemi jashtëzakonisht të kënaqur me anëtarësimin në NATO dhe besojmë se anëtarësimi në Bashkimi Europian është i një rëndësie vendimtare dhe do të ketë përfitime të mëdha për këtë vend. I bëjmë thirrje lidershipit dhe të zgjedhurve të këtij vendi që të veprojnë në interes të qytetarëve të tyre dhe të veprojnë sa më shpejt dhe të bëjnë të gjitha ndryshimet e mundshme që do të mundësojnë hapjen e rrugës hyrëse në BE.” – deklaroi Aggeler.

    “Ne e dimë se këto janë vendime të vështira për këtë vend, qytetarët e këtij vendi tashmë kanë marrë vendime shumë të vështira, por ne mbështesim gjithçka që do t’ju lejojë të ecni drejt asaj rruge”, shtoi ambasadorja amerikane.

    Ndryshimet kushtetuese, me të cilat bullgarët duhet të hyjnë në aktin më të lartë juridik shtetëror, pothuajse me siguri do të jenë momenti kryesor politik gjatë vitit që sapo ka filluar.

    Ndryshimet janë kusht për vazhdimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në, të cilat rrjedhin nga propozimi francez që hoqi veton bullgare për rrugën e vendit drejt integrimit europian.

    Aktualisht nuk ka konsensus politik për këtë çështje ndërmjet partive politike nga pushteti dhe opozita. Derisa partitë në pushtet po përpiqen të përgatisin terrenin për fillimin e procedurës për ndryshime kushtetuese në Kuvend, VMRO-DPMNE opozitare kundërshton hapjen e Kushtetutës në lidhje me këtë çështje dhe kërkon zgjedhje të parakohshme.

    Në një nga deklaratat e fundit e VMRO-DPMNE për këtë çështje, më 4 janar, kanë thënë se partia nuk ka marrë ftesë për ndonjë bisedë për ndryshimet kushtetuese. Nga aty kanë treguar se nuk do të refuzojnë takimin, por do të përsërisin qëndrimin se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

    Amendamentet e Kushtetutës me zgjedhje të parakohshme janë parashikuar edhe nga partia Besa e Bilal Kasamit, e cila e komplikon edhe më shumë situatën për mazhorancën qeverisëse, e cila edhe pse është shumicë, nuk ka ende dy të tretat e votave të nevojshme parlamentare në Kuvend, të nevojshme për ndryshimet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shpenzimet e qytetarit në RMV çdo ditë e më shumë rriten

    Lajmi i rradhës

    Politika merret me sulme verbale, ndërkohë problemi me ajrin e ndotur po rëndohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë