Vrasje në Bllacë

    Policia ka dalë me të dhënat  e para për vrasjen e ndodhur në afërsi të Bllacës të Shkupit.

    “Në orën 18:10, SPB Shkup ka raportuar se në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e poshtme për në të Epërmen, N.T.  e gjeti vëllain e tij Z.T. (56) pa shenja jete dhe me plagë në trup. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB-ja.

    Jozyrtarisht mësohet se është vrarë babai i Gani Tushës, i cili ndodhet në burg si i dyshuar për vrasjen e Orhan Bajrami-Okit.
    Vrasja e Oki-t ndodhi korrikun e kaluar në Halkidiki të Greqisë, kur ndaj tij dhe shokut të tij u qëlluan mbi 20 plumba. Shoku i Okit u plagos rëndë.
    Më herët në kafenenë “Shisha Bar” të Shkupit janë vrarë Jeton Krivanjeva – Zhila dhe Enes Isejni-Llaci, bashkëpunëtorë të ngushtë të Okit.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë nënkupton për Suedinë hyrja në NATO?

    Lajmi i rradhës

    Bie prodhimi, bujqit s’kanë ku i shesin produktet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë