Dënohet me burg të përjetshëm Fadil Zejnellov, 34 vjeçari i cili, në nëntor të vitit të kaluar, e vrau partneren e tij, 29 vjeçaren, Emilija Pesheva nga Shtipi. Gjykata themelore e Shtipit, i ka shqiptuar këtë dënim, pasi në seancën e para dy ditësh, i akuzuari Zejnelov e pranoi fajin për veprën penale dhe tha se motivi i vrasjes ishte pabesia.
Ndryshe, ai është i akuzuar për veprën penale ‘vrasje gjatë kryerjes së dhunës familjare’. Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 1 nëntor, ku sipas prokurorisë Zejnelov me dashje ja ka marrë jetën partneres së tij jashtëmartesore gjatë kryerjes së dhunës familjare.
Sipas prokurorisë, pas një marrëveshjeje paraprake, ata janë takuar para shtëpisë së saj, ndërsa më pas kanë shkuar në një objekt të braktisur që të flasin për problemet në lidhjen e tyre shumëvjeçare. Biseda ka kaluar në përleshje verbale, pas çka i akuzuari, fizikisht e ka sulmuar viktimën dhe ka filluar ta godas me grushta.
Kur gruaja është rrëzuar përtokë, sipas Prokurorisë, ai ka nisur ta shtrëngojë fort në zonën e qafës, derisa asaj i është ndërprerë frymëmarrja dhe rrjedhja e gjakut në tru, për pasojë gruaja ka ndërruar jetë. Kur është siguruar se nuk jep më shenja jete, ai e ka lëshuar vendin dhe vetë është paraqitur në stacionin policorë.
A mund të furnizohet bota me energji nga shkrirja e atomeve?
Me energjinë e krijuar nga shkrirja e atomeve mund të prodhohet energji e padëmshme për mjedisin. Por sasia…