“Shtrenjtë është, por nuk ka më lirë” / A janë përgatitur qytetarët për ngrohje me dru?

    Qytetarët, të përgatitur për stinën e dimrit. Thonë se një sasi e mjaftueshme e druve për ngrohje u kanë mbetur nga dimri i kaluar, ndërsa kanë blerë edhe sasi shtesë.

    “Jetoj në fshat, normal me dru..

    – A keni blerë mjaftueshëm dru dhe si ju dukën çmimet sivjet?

    – Unë jam pensionist, 8 metër kub kemi blerë dhe çmimet janë të larta, por çfarë të bësh…kemi rezerva se dimri nuk dihet”, u shpreh një qytetar.

    “Me dru, kemi blerë sa për të filluar.

    -Po planifikoni prap me ble?

    -Mundet, varet si do të jetë dimri… Shtrenjtë është por nuk ka më lirë”, tha një qytetar.

    Drejtori i ndërmarrjes së Pyjeve, thotë se kushtet aktuale, flasin për një dimër të hershëm dhe kjo paraqet problem për ndërmarrjen e cila merret me prerjen, grumbullimin dhe shpërndarjen e druve.

    Ai thotë se ka sasi të mjaftueshme të druve për ngrohje, ndërsa gjatë vitit ka pasur kërkesë të ulët për blerjen e tyre.

    “Me siguri do të kemi dimër të gjatë, për dallim prej dimrit të kaluar kur reshjet erdhën pas vitit të ri. Këtë vit me siguri do të kemi dimër më të ftohtë, megjithatë vlerësoj se qytetarët janë të gatshëm për dimër dhe ajo që ne e kemi si porosi ndaj qytetarëve, mendoj se është kah fundi…..Sa i përket rritjes së interesimit është herët të thuhet nëse ky dimër që filloi më herët do të nënkuptojë interesim më të madh të qytetarëve për blerje të druve për ngrohje”, tha Valentin Gruevski, drejtor i Pyjeve Kombëtare.

    Çmimi i druve në depot e Ndërmarrjes “Pyjet kombëtare” është 3500 denarë, ndërsa nëpër depot private çmimi varion prej 4300 deri në rreth 5000 denarë për metër kub, varësisht prej ofertës, kërkesës dhe rajonit ku ndodhet depoja. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit maqedonasë në Neproshten mësojnë në baraka të improvizuara, kërkojnë ndërtimin e shkollës

    Lajmi i rradhës

    Nuk ka fund rritja e çmimit të banesave në Shkup!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë